Reali kërkon të vjedhë talentin e Juventusit

Pogba-Dybala

Administratori i deleguar i Juventusit, Bepe Marotta, pak ditë më parë ka deklaruar se Real Madridi duhet ta harrojë sulmuesin spanjoll, Alvaro Morata, pasi bardhezinjtë nuk kanë ndërmend ta shesin.

“Los Blancos” janë të dënuar nga FIFA, ndaj dhe në sezonin 2016/17 nuk kanë të drejtë të blejnë futbollist.

Për këtë arsye, drejtuesit e “galaktikave” kanë kohë të afrojnë lojtarë deri më 31 janar.

Sipas “laSexta”­s, klubi madrilen ka dërguar “spiunë” në Torino për të ndjekur nga afër formën dhe ecurinë e sulmuesit argjentinas të Juventusit, Paulo Dybala, i cili ka hyrë në “radarin” e Realit.

Për trajnerin Allegri, sulmuesi argjentinas konsiderohet si lojtari më me vlerë tek Juventusi, ndaj dhe do të ishte një çmenduri që drejtuesit e kampionëve të Italisë ta linin të lirë, por duket se Reali deri më 31 janar, do t’i provojë të gjitha mënyrat për të “vjedhur” talentin që në sezonin aktual ka shënuar 11 gola dhe 8 asist.

Pin It