PSG me ofertë marramendëse për Hazard

Eden Hazard

Sipas burimeve mediatike Chelsea do të pranojë një ofertë prej 80 milionë eurove nga PSG-ja për shërbimet e Eden Hazardit.

Hazard thuhet se do të largohet nga Stamford Bridge në fund të sezonit me shumë interes nga skuadra të mëdha evropiane.

PSG po i prinë garës dhe, sipas “BuzzSport”, Hazard po vlerësohet si zëvendësuesi ideal i Zlatan Ibrahimoviçit edhe pse në fushë nuk kanë pozicionin e njëjtë.

Suedezit 25-vjeçar i skadon kontrata në fund të sezonit dhe ka refuzuar zbulojë plane për të ardhmen duke shtuar kështu spekulimet se do të largohet nga kryeqyteti francez.

Pin It