Barcelona me një këmbë në gjysmëfinale (VIDEO)

https://www.youtube.com/watch?v=YDkLnF9NfBU

Barcelona ka bërë hap të rëndësishëm drejt gjysmëfinaleve të Copa del Rey, pasi ka mposhtur në udhëtim Athletic Bilbaon me rezultat 1:2 në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të zhvilluar në San Mames.

Sfida filloi me Barcelonën që kishte formacion të dytë në fushë.

Mungesat e Leo Messit dhe Luis Suarez nuk u vërejtën aq shumë, teksa të tjerët realizuan.

Rakitic shërbeu El Haddadin, i cili realizoi pas 18 minutash lojë për 1-0.

Menjëherë u përgjigj Neymar me dyfishim pas shtatë minutash lojë, pas një gabimi të Bilbaos (25′).

Deri në fund Bilbao tentoi dhe realizoi vetëm një gol të shpresës me anë të Audriz (89′)

Ndeshja e ardhshme zhvillohet në Camp Nou dhe Barcës i mjafton edhe një barazim për t’u kualifikuar.

barca-e-magjishme-avantazh-ndaj-bilbaos-video_hd

Pin It