Liverpool kalon në fazën tjetër të FA Cup (VIDEO)

https://www.youtube.com/watch?v=Cv0MivzYuSg

Liverpooli ka arritur fitore kundër Exeterit me rezultat 3-0 në Anfield në kuadër të FA Cup.

Vendasit ishin më të mirë gjatë gjithë ndeshjes duke i lënë pak mundësi mysafirëve.

Goli i parë u shënua nga Joe Allen në minutën e dhjetë pas një asistimi nga Smith dhe me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë Jurgen Kloop bëri disa ndryshime në formacion dhe goli i qetësisë erdhi nga Sheyi Ojo (80’).

Ndërsa goli i tretë u shënua nga Joao Carlos Teixeira në minutën e 82-të, i cili u asistua nga Benteke.

Ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultat 2-2, ndërsa pas kësaj fitore Reds kualifikohen për në 1/16 ku do të takohen me West Hamin.

liverpooli-vazhdon-m-euml-tej-video_hd

Pin It