Juventus kalon në gjysmëfinale të Kupës së Italisë (VIDEO)

https://www.youtube.com/watch?v=F778DazX72Q

Juventusi ka siguruar pjesëmarrjen në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, pas fitores prej 1-0 kundër Lazios në Stadio Olimpico.

Ishte një gjysmë e parë e zbehtë nga të dyja palët, gjatë të cilës rezultati mbeti i pandryshuar. .

Në pjesen e dytë, Zonja e Vjetër filloi të impononte lojën e vet duke e kontrolluar më shumë sfidën dhe pas disa rasteve, arriti te goli i epërsisë.

Goditja e Simone Zazas u përplas në shtyllë, ndërsa Stephan Lichtsteiner reagoi me qetësi për të goditur ngadalë. Berisha ndërhyri për ta ndalur topin, mirëpo teknologjia e golit tregoi se topi e kishte kaluar vijën fatale (66’).

Në gjysmëfinale të Coppa Italia do të kemi derbin italian, ku Juventusi do të luajë kundër Interit që eliminoi Napolin.

lichtsteiner-i-sh-euml-non-ish-skuadr-euml-s-juve-n-euml-avantazh-video_hd

Pin It