Conte bën gati dy goditjet e sezonit të ardhshëm

Antonio Conte pas një sezoni të shkëlqyer tek Chelsea, po përgatit dy blerje të mëdha për të qenë kompetitivë dhe për Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm.

Romelu Lukaku është i pari në listën e trajnerit italian. Sulmuesi belg e njeh mirë ambientin sepse është aktivizuar edhe më herët te Chelsea dhe pas eksperiencës fantastike te Everton, do të pranonte me kënaqësi, të rikthehej në “Stamford Bridge”, për të fituar trofe.

Emri tjetër i rëndësishëm është ai i mbrojtësit të Southampton, Virgil Van Dijk. Holandezi 25 vjeçar është duke kaluar një formë të shkëlqyer dhe do të mund të kompletonte mbrojtjen e Chelsea.

Të dy këto emra pritet t’i kushtojnë rreth 120 milionë euro klubit londinez, por nuk do të jenë shumë problem për t’u paguar nga Abrahmovich.

Pin It