Donnaruma drejt Juves, nuk arrihet akordi me agjentin

Milani mund të humbasë “gurin” saj më të çmuar. Kuqezinjtë kanë pasur së fundmi një takim me agjentin e Donnarumës, por nuk kanë gjetur një marrëveshje.

“Duam të shohim blerjet për të kuptuar nëse Milani do të jetë konkurrues, më pas do të vendosim”. Kjo deklaratë nuk është pritur mirë në kampin kuqezi, ku dëshirojnë të nënshkruajnë një kontratë deri në vitin 2022 me portierin 18-vjeçar, duke i dhënë madje edhe shiritin e kapitenit. Paga e tij do të rritet nga 160 mijë euro në 3.2 milionë neto.

Juventus është gati që të përfitojë nga kjo situatë. Bardhezinjtë prej kohësh po mendojnë për pasuesin e Buffon dhe sigurisht alternativa më e besueshme dhe me prespektivë është portieri aktual i Milanit, për të cilin kanë gati 50 milionë euro për ta transferuar.

Pin It