Çmendet Chelsea, ofron 68 mln euro për Bonuccin

bonucci

Chelsea nuk heq dorë nga dëshira e tij për të sjellë në “Stamford Bridge”, Leonardo Bonuccin. Klubi londinez është gati të bëjë çmenduri për të bindur drejtuesit e Juventusit për të lejuar largimin e mbrojtësit italian në drejtim të Premier Leagues.

Sipas asaj që publikohet te e përditshmja “Daily Telegraph”, padroni i bluve të Londrës, Roman Abramovich është gati të nxjerrë nga arkat e klubit 68 milionë euro për kartonin e Bonuccit i cili është vënë edhe në shënjestrën e Manchester City.

Tashmë pritet reagimi i drejtuesve të kampionëve të Italisë që mund të tundohen jo pak nga kjo ofertë e londinezëve. Do të jetë vera e ardhshme ajo që do të tregojë më shumë për këtë histori, por te Chelsea, Conte ka besim se Agnelli do të pranojë këtë propozim të ri duke parë edhe shifrën që vihet në dispozicion nga Abramovich që e bën Bonuccin mbrojtësin më të shtrenjtë në botë.

Pin It