Konkurrenca e ndershme, AK do të hetojë tregun e qumështit dhe nënprodukteve të tij

Autoriteti-Konkurences

Autoriteti i Konkurrencës (AK) do të zhvillojë një kontroll të thelluar në tregun e prodhimit të qumështit në lidhje me konkurrencën në këtë treg.

Nga analiza paraprake në 9 ndërmarrje, të cilat prodhojnë dhe tregtojnë nënprodukte të qumështit, linden dyshime për kufizim të konkurrencës nga dy kompanitë dominuese Lufra dhe Erzen.

Këto kompani dominojnë 80% të tregut dhe kjo mund të ndikojë në nivelin e përgjithshëm të çmimeve edhe tek konkurrentët. Për këtë arsye AK do të zhvillojë hetime të mëtejshme për të siguruar konkurrencë të ndershme në tregun e prodhimit dhe tregtimit të qumështit dhe nënprodukteve të tij.

Pin It