Pas 1 korrikut nuk do të ketë energji për ata që refuzojnë aparatët matës

largea_llamba1442208773

Abonentët që nuk kanë aparat matës pas 1 korrikut nuk do të furnizohen me energji elektrike. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike po punon për të pajisur me sahat matës të gjithë abonentët. Ky proces synon t’i jepet fund faturimeve afrofe.

Aktualisht ka përdunduar procesi i vendosjes së aparatëve matës në disa qytete të vendit. Drejtori i OSHEE-së për Durrësin, Platon Mehmeti, ftoi të gjithë qytetarët të bashkëpunojnë për përfundimin me sukses të procesit.

Kemi disa vështirësi, ka abonentë të cilët nuk e kuptojnë, ose ka abonentë të tjerë të cilët edhe pengojnë. Gjej rastin t’u them se duhet të bashkëpunojnë se montimi i matësve në radhë të parë është mirë për ta dhe në interesin e kompanisë. Përndryshe jemi të detyruar të marrim masa deri në ndërprerjen e energjisë elektrike apo masa të tjera”, deklaroi Mehmeti.

Pin It