FMN: Sistemi i taksave në Shqipëri nuk po jep rezultat

tax

Tatimi progresiv dhe përjashtimi i biznesit të vogël nga taksat nuk dha rezultatin e duhur. Ky është vlerësimi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, sipas të cilit masat e mara nga qeveria çuan në uljen e efikasitetin në grumbullimin e të ardhurave për arkën publike.

Sipas raportit sistemi fiskal në Shqipëri është i dobët dhe joefektiv. Shqipëria ka taksa në nivel të njëjtë me vendet fqinjë, ndërsa ka rendiment të ulët të grumbullimit të tyre krahasuar me të njëjtat vende.

Sipas FMN, Shqipëria humbet 34-39% të arkëtimeve të TVSH-së, ndërkohë që kjo shifër në BE është 15%. Prandaj ky institucion këshillon përmirësimin e administrimit të të ardhurave nga TVSH-ja.

Evazioni fiskal në vend mbetet i lartë pavarësisht ndryshimeve të shumta të viteve të fundit në sistemin e taksave dhe tatimeve. FMN thotë se kjo vjen për arsye të ndërtimit të papërshtatshëm të sistemit fiskal.

Pin It