Veprimtaritë në port, licensimi pranë QKB

Porti-Durres-kontenieret-sot

Bizneset dhe individët që planifikojnë të ushtrojnë aktivitetin e tyre në fushën e shërbimeve në port duhet të licensohen pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit. Sipas udhëzimit të ri të dates 8 qershor 2016 personat juridikë/fizikë që kërkojnë të ushtrojnë veprimtari në fushën e transportit detar duhet të dorëzojnë kërkesën dhe dokumentacionin e duhur pranë QKB-së.

QKB do të licensojë aktivitetin për një afat 1-vjeçar për ata që aplikojnë për herë të parë, ndërsa për ata që rinovojnë licensat, afati është 3 vjet. Licenca hyn në fuqi me miratimin dhe publikimin në Regjistrin Kombëtar të Licencave, autorizimeve dhe lejeve.

Veprimtaritë që mund të licensohen janë si më poshtë:

  • Ushtrimi i veprimtarisë së pilotimit.
  • Ushtrimi i veprimtarisë së tërheqjes së mbetjeve të ngurta dhe vajore në Autoritetin Portual Durrës, Porto-Romano dhe në radat përkatëse.
  • Ushtrimi i veprimtarisë së tërheqjes së mbetjeve të ngurta dhe vajore në portet e tjera detare dhe në radat e tyre.
  • Ushtrimi i veprimtarisë së Stacionit të Shërbimit të Pajisjeve të Sigurimit të Jetës në Det.
  • Ushtrimi i veprimtarisë së survejimit të mjeteve lundruese.
  • Ushtrimi i veprimtarisë së ormexhimit.
Pin It