Ullinjtë si mbrojtës nga sëmundjet e ndryshme

Ullinjtë janë një ndër ushqimet që gjenden më lehtë në vendin tonë, janë të shumtë dhe me çmim të arsyeshëm. Por a kemi menduar ndonjëherë për të mirat që ullinjtë sjellin për shëndetin tonë?

Ullinjtë janë ndër të tjera të dobishëm për shëndetin e zemrës, përmirësimin e kujtesës, reduktimin e stresit, tensionin e gjakut etj.

Më poshtë do të rendisim disa prej përfitimeve shëndetsore që vijnë nga konsumi i ullinjve.

  • Rregullim i nivelit të lartë të kolesterolit
  • Ulje e tensionit të lartë të gjakut
  • Pasurimi me Vitaminë E
  • Antioksidimi
  • Ulje e rrezikut të sëmundjeve të caktuara si Alzheimer, tumoreve beninje dhe malinje etj.
  • Parandalim i koagulimit të gjakut
  • Mbrojtje e membranës qelizore
  • Përmirësimi i sistemit riprodhues
  • Lufton aneminë
  • Forcimi i sistemit imunitar
  • Mineralet si magnez, hekur, fosfor, jod etj.
  • Furnizimi me vitamina dhe aminoacide të ndryshme.
  • Përmbajnë acid oleik, i cili është i domosdoshëm për shëndetin e zemrës
  • Përmbajnë polipenolis, kompleks kimik natyral i cili zvogëlon nivelin e stresit dhe përmirëson kujtesën deri në 25%.
  • Një filxhan ullinj përmban deri në 4.4 mg hekur.
  • Ndihmojnë trupin të prodhojë adiponectinë, kompleks i cili redukton yndyrnat e këqija deri në 5 orë pas konsumimit.
Pin It