Së shpejti dronët “taxi”mund të bëhen realitet

Dronët taxi mund të bëhen realitet më shpejt nga sa ju e mendoni. Kompania kineze Ehang ka marrë lejen për të testuar, dronët e rinj “Passenger”, në qiejt e Nevadas në SHBA.

Kjo mund të sjellë ndikime të mëdha në industrinë e transportit. Klientët që do të përfitojnë nga ky shërbim, do të jenë në gjendje të japin të dhënat mbi destinacionin e tyre, duke përdorur një smartphone të sinkronizuar me softwaret e dronit.

 

Tom Wilczek, nga Zyra e Zhvillimit Ekonomik në Nevada është shprehur për “review journal” se pret ditën kur “dronët taksi” do të jenë pjesë e sistemit të transportit në Nevada. Një shpikje e tillë pritet të jetë edhe shumë argëtuese për ata që do t’a provojnë.

Pin It