Vendimi: Licencimi i taksive në Tiranë, makina duhet të jetë prodhim i 2016-s

merrtaxi_taxi_taksi_rezervo_falas_prenoto_tirana_airport_rinas_9

Për të marrë një leje për taksi, atëherë një qytetarë duhet të mendohet mirë, pasi kriteri që ka vendosur Bashkia e Tiranës, është që makina të jetë minimumi prodhim i 2016-s. në një vendim të ri, i cili pritet të miratohet në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, parashikohet që të gjithë taksitët e rinj, kur të kërkojnë licencën, duhet të kenë edhe makinën të atij viti që aplikojnë për licencim. Një vendim i tillë sipas Bashkisë së Tiranës është marrë për të ulur sa më shumë nivelin e ndotjes. Ndërkohë që për taksitë që aplikojnë për rilicencim, makina duhet të jetë jo më shumë se 15 vite e vjetër, nga data kur bëhet aplikimi.

Kriteret e bashkisë
Transporti i udhëtarëve në shërbimin taksi 4+1 dhe 8+1 vende, lejohet vetëm me mjete të destinuara për transport udhëtarësh. Subjektet që i nënshtrohen licensimit, mjeti duhet të plotësojë një nga kriteret e mëposhtme:
-Për çdo aplikim të ri, mjeti duhet të jetë i prodhuar në të njëtin vit me vitin e aplikimit për licensim si dhe specifikat teknike të mjeteve duhet të kenë një nga kushtet:
a)Të jetë “Euro 6” (makinë me naftë, standarti më i lartë i pastërtisë) ose një standart më i ri dhe i prodhuar në të njëtin vit, me vitin e aplikimit për licensim.
b) Të jetë “Elektrik” (makinë normale me bateri) dhe i prodhuar në të njëtin vit, me vitin e aplikimit për licensim.
c)Të jetë “Hibrid”(makinë elektrike ose me benzinë) dhe i prodhuar në të njëtin vit, me vitin e aplikimit.
Në rastin e rilicencimit mjeti nuk duhet të jetë më i vjetër se 15 vite nga viti i aplikimit për rilicenscim.

Pin It