Partia Demokratike ankimon “vetingun” në Gjykatën Kushtetuese

largea_gjykata1356353508

Partia Demokratike do të dorëzojë në Gjykatën Kushtetuese ankimimin e saj për “vetingun”. Deputetët demokratë do të dorëzojnë ditën e sotme kërkesën e tyre për të rrëzuar ligjin e cilësuar si më të rëndësishmin e reformës në drejtësi.

Sipas opozitës “vetingu”, i miratuar vetëm me votat e maxhorancës, i jep qeverisë kontrollin politik mbi organet që do të vendosin për pastërtinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Nga ana tjetër ndërkombëtarët dhe mbështetësit e ligjit të “vetting”-ut dhe reformës në tërësi kanë apeluar për zbatimin sa më të shpejtë të saj. Ata janë deklaruar kundër ankimimit në gjykatë, pasi veç të tjerash, kjo do të vështirësojë edhe vendimarrjen e fundtetorit në lidhje me hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Ndërkohë të enjten Kuvendi do të votojë për 6 ligjet e tjera për ndërtimin e institucioneve të reja të drejtësisë.

Pin It