FMN-ja e konfirmon: Ekonomia shqiptare do rritet me 3.4% në 2016

fmn

Në raportin për muajin tetor, Fondi Monetar Ndërkombëtar ka konfirmuar parashikimin e mëparshëm, sipas të cilit ekonomia shqiptare do të rritet me 3.4% në vitin 2016.

Në krahasim me raportin e mëparshëm në prill, është ulur pritshmëria për rritjen e vitit të ardshëm nga 3.8% në 3.7%.

Deri në vitin 2021, FMN parashikon se rritja ekonomike nuk do kalojë kufirin 4.1%. Shqipëria rezulton në raport si një prej ekonomive më dinamike në rajon, duke lënë pas Bosnjën, Kroacinë, Bullgarinë e Maqedoninë.

Rritje më të madhe se Shqipëria pritet të shënojnë Kosova me 4.1% dhe Mali i Zi me 5.1%.

Pin It