Tiranë, subvencionohet qiraja për 69 familje

banesat-sociale-kualifikohen-220-dosje-per-miratim

Janë 69 familje në Tiranë të cilat do t’ju subvencionohet qiraja nga Bashkia e Tiranës. Në mbledhjen e ardhshmë të Këshillit Bashkiak, e cila do zhvillohet në 6 tetor, pritet të miratohen edhe lisat e familjeve që marrin bonus strehimi. Për shkak se nuk e përballojnë dot qiaranë, 69 familje do të marrin subvencion nga 6900 deri në 20 mijë lekë të rinj. Të gjitha këto familje kanë plotësuar kriteret për të marrë bonus strehimi. Kanë qënë 129 familje të cilat kanë aplikuar me bonus strehimi, por vetëm 69 prej tyre plotësonin kriteret.

Kujt i jepet përparësi për bonusin e strehimit?
-Personat me statusin e jetimit.
-Personat me aftësi të kufizuar.
-Familjet e policëve të rënë në detyrë.
-Familjet e komunitetit rom.
-Emigrantët e rikthyer.
-Punëtori emigrant.
-Punonjësit e Policisë së Shtetit.

Kategoritë e tjera: Familjet të cilat vërtetojnë se nuk kanë përfituar nga Ligji nr. 7652 datë 23.12.1992, “Për privatizimin e banesave shtetërore”.

Familjet, ku kryefamiljari është grua e ve ose e divorcuar. Familjet njëprindërore që kanë në ngarkim fëmijë. Të moshuar që kanë mbushur moshën e pensionit dhe që nuk përzgjidhen për t’u strehuar në institucionet publike të përkujdesit shoqëror. Individët me aftësi të kufizuar, të cilët gëzojnë statusin e të verbrit të grupit të parë, të invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik, të invalidit të punës dhe të invalidit të Luftës Nacionalçlirimtare. Familjet me shumë fëmijë. Çiftet e reja me moshë totale deri në 55 vjeç. Familjet që kanë ndryshuar vend banim për efekt punësimi. Individët me statusin e jetimit që nga çasti i daljes nga jetimoret, ose nga qendrat e përkujdesit e deri në moshën 30 vjeç.

Pin It