Kopenhagen, qyteti ku jeta vlerësohet!

Kopenhagen renditet si një nga qytetet më të shëndetshme dhe më të lumtura në botë.

 Mbipesha dhe depresioni po rriten në mbarë globin, por jo në kryeqytetin e Danimarkës.Ka disa arsye përse ai është sot një model i mënyrës se si mund të krijohen qytete të lumtura në mbarë planetin.

Në vitin 1978 iu bashkua incitiavës së OBSH-së për qytetet e lumtura, një vit pas 11 qyteteve të para që ishin bërë pjesë e saj, si Barcelona, Sofja, Bremeni apo Dyseldorfi dhe sot ia ka kaluar edhe atyre vetë. Nuk ka të bëjë vetëm me rrugët e shtruara mirë, por me krijimin e bashkësive të shëndetshme sociale dhe të kënaqura.

Kopenhageni ka një politikë shumë të mirë shëndetësore, sidomos gjatë këtyre 10 viteve të fundit dhe kjo u arrit me vetëm 6 iniciativa. Promovimi i shëndetit në jetën e përditshme është i pari, autoritetet janë të kujdesshëm me taksat.

Kopenhageni ofron gjithashtu klinika falas të trajtimit të stresit për këdo që ka nevojë për to. Iniciativat e tjera përfshijnë vëmendjen e njëjtë për shëndetin mendor dhe fizik, por edhe trajtimin e pabarazive.

Pin It