Krijohen bordurat metalike që ju ruajnë nga aksidentet.. (VIDEO)

maxresdefault

Të shumtë janë njerëzit që humbin jetën si pasojë e daljes nga rruga. Kohët e fundit kompania koreanojugore ETI ka krijuar një lloj të ri pengese në rrugë. Kjo pengesë është projektuar posaçërisht për të shpëtuar jetë njerëzish, duke tentuar të zvogëlojë mundësinë e lëndimit të drejtuesve të automjeteve apo pasagjerëve në rast aksidenti.

Mes bordurave metalike, kompania ka menduar të shtojë disa cilindra plastikë, të cilët do të ulin ndjeshëm përplasjen duke tentuar të fusin automjetin sërish në rrugë.

Më poshtë do të shikoni një video sesi janë këto bordura metalike.

https://www.youtube.com/watch?v=eo73tIR4EyY

Pin It