Kujdes qarkullimin në Rrugën e Kombit

rruga_e_kombit_e_bllokuar_16826

Rikthehet bora në Rrugën e Kombit. Në segmentin Tuneli i Kalimashit-Fushë Dukagjin kompania mirëmbajtëse ka ndërhyrë me 4 borëpastruese për pastrimin e trasesë së rrugës dhe hedhjen e kripës. Policia Rrugore u ka bërë thirrje te gjithë drejtuesve të automjeteve qe te ulin shpejtësinë gjatë gjithë këtij segmenti pasi prezenca e mjegullës së dendur dhe renies se dherave e gurëve ne autostradë, mund të shkaktojnë humbjen e kontrollit të automjeteve.

 

Rënie të dherave e gurëve ka pasur kryesisht në aksin Fushë Dukagjin – Morinë të Rrugës së Kombit, akset Nacionale Kukës – Bushtricë, Kukës – Shishtavec dhe Kukës -Qafë Mali, pasi intensiteti i reshjeve të shiut është shume i lartë.

Pin It