Klosi: “Ka plot vende pune, na duhen profesionistë, arsimi profesional zgjidhje”

7c278454-4664-488d-963

Skema e pensioneve në vetëm 2 vitet e fundit me plot 200 mijë persona të deklaruar të punësuar. Këtë fakt e ka bërë të ditur ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Punës, ku u diskutua për rezultatet e luftimit të punës në të zezë, si dhe për projektligjin e ndërmarrjeve sociale dhe riintegrimin social.

“Në vitin 2014 ishin 400 mijë të punësuar, ndërsa në 2016 janë 600 mijë të punësuar të deklaruar. A janë të gjitha vende të reja pune, natyrisht që s’janë të gjitha vende të reja pune, por janë edhe legalizim i punës së zezë dhe një përpjekje e përbashkët për punësim”, tha ministri Klosi.

Gjithashtu, ministri Klosi evidentoi edhe një herë faktin se si nga kontaktet direkte me biznesin, ashtu edhe nga të dhënat e zyrave të punës rezulton se ka kërkesë të vazhdueshme për punëtorë dhe jo vetëm në ndërmarrjet e fasonerisë.

“Dhe në këtë biznes ka shumë nevojë edhe për punëtorë; në këtë biznes ka nevojë për njerëz të kualifikuar, ka nevojë jo vetëm për punëtorë të fasonerisë që shkojnë për pagën e ulët, por ka nevojë edhe për menaxherë shitjesh, marketingu, biokimistë, laborantë etj.

Pra kemi një biznes që ka standarde në investim, është në ekspansion jo vetëm në Shqipëri por edhe në rajon për produktin e tij, mirëpo ka vështirësi që të gjejë punëtorë të kualifikuar, ka vështirësi të gjejë edhe njerëz me diploma që ekuivalentohen në tregun e punës”,  deklaroi Klosi.

Pin It