Ndihmë ekonomike gjithëpërfshirëse, hiqen kriteret përjashtuese si prona e punësimi

5

Skema e re e ndihmës ekonomike përfshin më shumë familje duke hequr kriteret përjashtuese si kanë qenë pronësia mbi tokën, punësimi apo të ardhurat. Sipas ministrit Blendi Klosi me skemën e re do të përfitojnë ndihmë ekonomike të gjithë ato familje të ardhurat e të cilave janë të pamjaftueshme krahasuar me strukturën e familjes. Për herë të parë do të jepet edhe ndihmë ekonomike e pjesshme.

“Në rast se formula vlerëson se këto të ardhura janë të pamjaftueshme në raport me strukturën e familjes, kjo familje do ta përfitojë ndihmën ekonomike”, – deklaroi ministri Klosi.

Ai tha se familjeve të përfshira në këtë skemë do iu ofrohen edhe mundësi punësimi për të luftuar varfërinë në mënyrë më efikase. Ministri Klosi gjithashtu kërkoi nga administratorët lokalë të jenë shpjegues, këshillues dhe ndihmues të qytetarëve në procesin e aplikimit.

Pin It