Pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri Izrael është mbyllur në disavantash të ekipit tonë Kombëtar.
Ekipi i Izraelit ka shënuar nga pika e bardhë e penalltisë me anë të Zahevi pas një faulli të shkaktuar nga Gjimshiti i cili u largua nga fusha e lojës me karton të kuq.
Pas pësimit të golit Kombëtarja Shqiptare ka mbetur e shokuar duke lejuar Izraelin që të kishte edhe disa raste për shënim.
Në minutat e fundit të pjesës së parë futbollistët tanë provuan disa herë të sulminin portën e Izraelit.