Ndeshje dramatike, Shqipëria “skuqet” dhe humbet ndaj Izraelit

15032234_339862629724120_6114640922045700636_n

Kombëtarja Shqiptare ka zhvilluar një ndeshje dramatike në “Elbasan Arena” duke u mundur me rezultatin 0-2 nga ekipi i Izraelit.

Kanë qenë vendimet e arbitrit turko-gjerman të cilat vendosën rezultatin e ndeshjes.

Fillimisht një penallti e akorduar në minutë e 17-të dhe largimi i Gjimshitit me karton të kuq ishte goditja e parë për Kombëtaren tonë.

Penalltia u konvertua në gol nga Zahevi.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë një nervozim i Berishës me lojtarin e skuadrës së Izraelt, Zahevi, i ka kushtuar shtrenjtë. Pas ndërhyrjes së arbitrit anësor, gjyqtari e ndëshkon portierin Berisha me karton të kuq.

Në momentin kur shpresat po shuheshin, ka qenë portieri i sapofutur në lojë, Alban Hoxha i cili ka pritur penalltinë në një ccast mjaft delikat.

Por nuk vonon shumë, një grushtim jo i mirë i Hoxhës i ka dhënë mundësinë Izraelit të shënontë golin e dyte me Einbinder në minutën e 66-të.

Kapitullimi total i kuq e zinjve erdhi në minutën e 84-të me një gol të shënuar nga Atar.

Shqipëria momentalisht ndodhet në vendin e katërt me 6 pikë. Grupi udhëhiqet nga Spanja me 10 pikë, në vendin e dytë Italia po me 10 pikë dhe në vend të tretë Izraeli me 9 pikë. Grupi mbyllet me Maqedoninë dhe Lihtejnshtejnin me nga zero pikë.

Pin It