Pensionet, procedurat për rishqyrtim pranë ISSH

pension_2859921k

Të moshuarit që nuk janë dakord me shumën e pensionit që marrim mund t’i drejtohen Institutit të Sigurimeve Shoqërore për të kërkuar rishqyrtim të pensionit. Sipas ISSH-së nuk është më nevoja që këta pensionistë ose të moshuar që janë në prag të daljes së pensionit t’i drejtohen gjykatave.

Ata mund t’i paraqesin ankesat e tyre bashkë me dokumentacionin e nevojshëm pranë ISSH-së për të përfituar shumën e drejtë të pensionit.

Sipas ISSH-së pensioni mujor i pleqërisë përbëhet nga një shumë bazë dhe nga një shtesë. Shuma e përgjithshme e pensionit nuk mund të jetë më e vogël se pensioni social.

Shuma bazë llogaritet si raport i periudhës së sigurimit, që ka realizuar personi, me periudhën e sigurimit të kërkuar, bazuar ne moshë dhe vite sigurimi, shumëzuar me pensionin social. Shtesa do të jetë 1% për vit sigurimi shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuar që personat e siguruar kanë arritur nëpërmjet kontributeve, gjatë gjithë historisë së tij kontributive.

Dokumentet

Për të përfituar pension të moshuarit duhet të dorëzojnë dhe dokumentat e mëposhtme:

Vërtetim page, sipas së cilës është derdhur kontribut që nga viti 1994 deri në momentin e lënies së punës. Mandat-pagesat për derdhjen e kontributeve. Librezë kontributesh. Vërtetim për periudhën e Shërbimit të Detyrueshëm Ushtarak.

Certifikatë martese (e detyrueshme vetëm për femrat). Vërtetim i pagesës së papunësisë (asistencë). Diploma e shkollës së lartë. Vendim gjykate për njohje vjetërsie në punë. Vërtetim për faktin e dënimit për motive politike dhe kohën e vuajtjes së tij.

Dëshmi penaliteti – vërtetim i gjendjes gjyqësore. Certifikatë lindje e fëmijëve (për nënat me shumë fëmijë). Certifikatë martese e fëmijëve (për nënat me shumë fëmijë). Certifikatë vdekje për fëmije (për nënat me shumë fëmijë). Vërtetim për Pagesën kalimtare si ushtarak.

Vërtetim për ushtrim të aktivitetit privat. Vërtetim si kërkues pune. Vërtetim për pagesën e energjisë elektrike. Deklaratë për kompensimin e energjisë. Vërtetim nga qendra e fundit e punës. Vërtetim nga gjendja civile. Vërtetim për llojin e punës (në kushtet e kategorisë së parë).

Pin It