Lëkundje të përsëritura në Italinë Qendrore, problem kryesor strehimi

italy

Lëkundjet e tërmetit në Italinë Qendrore kanë vazhduar edhe mbrëmjen e djeshme deri pas mesnate në rajonin mes Umbrias dhe Markes.

Sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë 11 prej këtyre lëkundjeve kanë qenë me magnitudë mes 3 dhe 3.5 të shkallës Rihter. Autoritetet nuk raportojnë të lënduar dhe shembje banesash.

Ndërkohë banorët që janë shpërngulur nga banesat e tyre janë sistemuar pjesërisht në struktura provizore, ndërsa të tjerë po qëndrojnë edhe në tenda. Shkollat do të qëndrojnë të mbyllura deri më 31 tetor për shkak të gjendjes së tyre pas lëkundjeve sizmike.

Për shkak se zona e prekur nga tërmeti është relativisht e gjerë, rregullimi i problemit të strehimit do të jetë më i vështirë në prag të dimrit.

Pin It