Tryeza e Koalicionit të Vëzhguesve Vendore me temë “Korrupsioni zgjedhor” ka mbledhur bashkë kryeminsitrin Edi Rama, kreun e LSI-së, Ilir Meta dhe atë të PD-së, Lulzim Basha. është tema e panelit ku folën të gjithë liderët politikë, si dhe ambasadori amerikan në Tiranë.
Ambasadori amerikan Donald Lu e cilësoi mjaft të rëndësishëm dialogun mes palëve për reformën zgjedhore. “Për të arritur reformë të vërtetë”, tha Lu, “duhet të bëhet edhe më shumë”.
Ai vuri theksin edhe në transparencën e financave partiake, ku përmendi hapin e ndërmarrë nga Lëvizja Socialiste për Integrim.
“Partitë politike kanë nevojë të marrin seriozisht deyrimin për të siguruar financat transparente partiake. Kemi parë një parti që ka bërë të ditur planin për transparencë të financave të saj. Nxisim të gjitha partitë politike të prezantojnë auditin e financave të partive dhe fushatave të tyre dhe t’i bëjnë publike deklaratat e pasurive të të gjithë kandidatëve”, theksoi z. Lu.
Ai kërkoi nga liderët politikë që të mos vendosin në listat zgjedhore emrat e personave të korruptuar apo inkriminuar, duke e quajtur mjaft të rëndësishëm edhe zbatimin e ligjit të dekriminalizimit.