Mblidhet GKSF, kujdes investimet në bursat ndërkombëtare

buy_and_sell_13576

Në mbledhjen e radhës të Grupit Këshillimor të Stabilitetit Financiar (GKSF)  u diskutua kryesisht rreth portaleve të tregtimit online dhe gjendjes së sektorit bankar. Portalet e tregtimit online, i japin mundësi të interesuarve të investojnë në bursa ndërkombëtare. Këto investime janë me rrezik të konsiderueshëm, ndaj GKSF vlerëson se publiku i interesuar duhet të tregohet i kujdesshëm dhe t’i realizojë ato nëpërmjet subjekteve të licencuara, mbi bazën e një informacioni të plotë dhe vetëm në rastet kur ekziston kultura e nevojshme financiare që lejon njohjen dhe ndërgjegjësimin rreth rreziqeve që shoqërojnë këto veprimtari. Hyrja dhe veprimtaria e rregulluar në treg e ndërmjetësuesve financiarë, në këtë rast përmes portaleve të tregtimit online, ndihmon në zhvillimin e kulturës financiare dhe të tregut financiar.

Pin It