Manaj mëson nesër skuadrën e re

shqiptari-rey-manaj-debutoi-n-euml-fitoren-e-interit_2_hd

Nesër do të mbahet një takim shumë i rëndësishëm mes Interit dhe Frosinones, që mund të vendosë përfundimisht për të ardhmen e sulmuesit të Kombëtares së Shqipërisë, Rey Manaj.

Sipas “BBC”, palët do të takohen për të negociuar huazimin e shqiptarit, ndërsa detajet tjera nuk janë publikuar ende.

Një sulmues si Manaj i duhet shumë Frosinones për pjesën e dytë të sezonit, ndërsa huazimi do të ishte mirë edhe për Interin, që kërkon që shqiptari të fitojë sa më shumë përvojë.

Pin It