Reali e mbyll këtë vit me fitore

real-madrid

Real Madrid ka marrë një fitore të rëndësishme kundër Real Sociedat me rezultatin 3 – 1 duke qetësuar pak gjendjen në kampin madrilen.

Reali ka shënuar dy gola me anë të C.Ronaldo dhe një me Lucas Vasques. Goli i parë erdhi në minutën e 42 nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa goli i dytë në minutën 67. Në minutën e 86 vjen edhe goli i fundit me anë të Vasques.

Pavarësisht dy golave të shënuar Ronaldo humbi një penallti në minutën e 24.

Golin e vetëm për miqtë e shënoi Bruma në minutën e 49.

Me këtë fitore Reali i Madridit grumbullon 36 pikë duke u ngjitur në vendin e parë, por Barcelona e vendit të dytë ka 2 ndeshje më pak të zhvilluara dhe Atletiko Madridi një ndeshje.

Pin It