Manchester United, 80 milion euro për Higuain

Gonzalo HiguainManchester United është i gatshëm të paguajnë 80 milionë euro për sulmuesin e Napolit, Gonzalo Higuain, shkruan Corriere dello Sport.

Por, klauzola e largimit të 28-vjeçarit kap shifrat prej 94.5 milionë euro, ndërsa United është i gatshëm që të paguajë një shumë më të vogël se sa parashihet në kontratën e argjentinasit me skuadrën napolitane.

Kujtojmë se Paris Saint-Germain dhe Chelsea janë gjithashtu të gatshëm të transferojnë argjentinasin, i cili ka shënuar 25 gola gjatë këtij sezoni në Serie A.

Pin It