Një Juventus ndryshe ndaj Interit

Juventus' coach Massimiliano Allegri shouts during a Serie A soccer match against Chievo Verona at the Bentegodi stadium in Verona, Italy, Saturday, Aug. 30, 2014. (AP Photo/Felice Calabro')

Massimiliano Allegri ka folur për ndeshjen e kthimit mes Interi dhe Juventusit, takim i vlefshëm për gjysmë finalet e Kupës së Italisë.

Përbalja e parë përfundoi 3-0 për bardhezinjtë, por Allegri shprehet se gabimet nuk lejohen pavarësisht rezultatit të arritur në takimin e parë, ndaj skuadra duhet të tregohet e kujdesshme.

Më tej Allegri foli dhe mbi gjendjen fizike të mesfushorit Claudio Marchisio “Do të në duhet të tregohemi të kujdesshëm në mbrojtje, pasi Inter ka lojtarë shumë teknik në sulm. Rezultati i takimit të parë për mua nuk do të thotë asgjë, pasi në futboll gjithçka mund të ndodh. Për sa i përket formacionit, në portë do të jetë Neto, ndërsa në sulm po mendoj të hedh dyshen Zaza-Moratta”.

Pin It