Mbledhja e qeverisë, miratohen disa zv.ministra të rinj

1455112194qeveria-mbledhjeKëshilli i Ministrave në mbledhjen e radhës vendosi për tre emërime zëvendësministrash, si edhe të prefektit të Lezhës.

Ish-shefi i Shërbimit Inteligjent Shqiptar Bahri Shaqiri është emëruar në detyrën e zëvendësministrit të Transportit dhe Infrastrukturës.

Znj. Adela Shera Karapici emërohet zëvendësministër i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes. Dhe Roni Telegrafi emërohet zëvendësministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave. Ndërkohë qe Z. Eduard Ndreca emërohet prefekt i Qarkut të Lezhës.

Pin It