Më shumë kompetenca pushtetit vendor për menaxhimin e sistemit të ujitjes

ujitja

Projektligji i ri për menaxhimin e sistemit të ujitjes dhe kullimit të tokave bujqësore synon përfshirjen e çdo parcele toke dhe rritjen e kompetencave të pushtetit vendor në katër vitet e ardhshme.

Nisma e re ligjore parashikon të sigurojë ujitjen e çdo parcele toke bujqësore në të gjithë vendin. Për këtë arsye administrimi i sistemit do të kalojë nga Ministria e Bujqësisë tek komunat dhe bashkitë, të cilat mund të organizojnë procesin sipas nevojave të fermerëve. Nga ana tjetër fermerët që do të përfitojnë nga ky shërbim do të paguajnë një tarifë vjetore për mirëmbajtjen e infrastrukturës.

Buxheti i shtetit do të mbështesë me investime njësitë vendore për rehabilitimin e skemave ujitëse, pastrimin e kanaleve kullues etj. Gjatë vitit 2016 bashkitë e vendit do të përfitojnë rreth 2.45 miliardë lekë nga arka e shtetit.

Sistemet e ujitjes në Shqipëri janë projektuar për të mbuluar me ujitje rreth 360,000 hektarë tokë bujqësore, ndërsa sistemet e kullimit përfshijnë rreth 280,000 ha.

Pin It