Mendes: Mourinho nuk ka folur për klubin e tij të ardhshëm

José Mourinho said despite the win over Sporting, Chelsea are not yet in a comfortable position

Agjenti i trajnerit këmbëngul se ai nuk  ka diskutuar me asnjë klub për portugezin. Agjenti u shpreh se Mourinho ka nevojë të pushojë por njëkohësisht theksoi se ai është menaxheri më i mirë në botë.

Pas shkarkimit të tij nga Blutë e Londrës kishte shumë spekulime për një rikthim të tij tek Reali i Madridit, zëvendësimin e Van Gaal te Manchester United apo edhe stoli i Kombëtares Angleze.

Por agjenti Jorge Mendes këmbëngul se klienti i tij ende nuk ka marrë një vendim mbi të ardhmen e tij.

“Tani për tani ai është në Brazil, ne do të shohim se çfarë do të ndodhë kur ai të kthehet”, ka thënë Mendes për Sky Sport. ” Ai duhet të jenë i qetë dhe mos të shqetësohet për asgjë. Ai është menaxheri më i mirë në botë”, ka thënë Mendes

Pin It