Reali e pranon vendimin e CAS-it por nuk dorëzohet

reali-e-pranon-vendimin-e-cas-it_hd

Real Madridi ka bërë një deklaratë zyrtare në lidhje me refuzimin e ankesës të bërë nga klubi për pezullim nga Copa del Rey.

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS), ka refuzuar ankesën e Real Madrid, lidhur me përjashtimin e skuadrës nga Kupa e Mbretit, për futjen në lojë të Denis Cheryshev.

“Gjykata Administrative e Sportit e ka hedhur poshtë ankesën e bërë nga Real Madrid CF në lidhje me vendimet disiplinore të Federatës Spanjolle të Futbollit në lidhje me raundin e 32 të Copa del Rey në ndeshjen e parë. Klubi e respekton vendimin, por nuk pajtohet me Gjykatën. Klubi po rishikon opsione të tjera të mundshme ligjore për të apeluar vendimin”, shkruhet në njoftimin e klubit madridlen.

Pin It