Ministri i drejtësisë Ylli Manjani: Gjykatat si qeveri më vete

1458040293manjani

Numri 1 i drejtësisë ka bëre fajtore kryesore gjykatat për grabitjen e pronave publike. Sipas Manjanit disa gjykata kanë luajtur rol kyç për tjetërsimin e pronave.

“Disa gjykata janë përgjegjëse për grabitjen e pronave publike, sidomos ato në bregdet”, ka deklaruar ministri i drejtësisë Manjani.

E pikërisht kur ka folur për këtë gjë në qendër të vëmendjes së tij ka qenë gjykata e qytetit të Vlorës. Ai tha se ky institucion bën mirë të reflektoj pasi po shkon në drejtim paditur me vendimet që po jep. Nga ana tjetër, “edhe Gjykata Administrative po bëhet si qeveri paralele me vendimet e veta”, ka vlerësuar Manjani.
Ministri ka shtuar më tej se situata në sistemin e drejtësisë është e jashtëzakonshme pikërisht “nga sjellja që kanë gjykatat”.

Pin It