Ministria e Energjetikës do të ndërtojë 8 HEC-e të reja

hidrocentrali-Bistrica-1

Ministria e Energjetikës njoftoi dje ndërtimin e dy HEC-eve të reja me kapacitet 2 MW. Këto HEC-e i shtohen gjashtë të tjerëve të njoftuar disa ditë më parë.

Këto objekte kanë në total një kapacitet prej 16 MW dhe do të ndërtohen në zona të vogla e të thella. Kështu gjashtë HEC-et do të ndërtohen në Kolonjë, Tropojë, Rehovë të qarkut Korçë, Gramsh, Mirditë, Kukës dhe Mat.

Shoqëria civile është përfshirë në një debat në lidhje me ndërtimin e këtyre hidrocentraleve të vogla për arsye të firmave ndërtuese të vogla dhe me përgjegjësi të kufizuar, si dhe për shkak të mungesës së këshillimit me komunitetin e këtyre zonave.

Qëllimi i ndërtimit të këtyre HEC-eve është shtimi i kapacitetit furnizues me energji elektrike, njëherazi edhe nxitja e zhvillimit të këtyre zonave të thella.

Pin It