INSTAT raporton 3.7% rritje të shitjeve të faturuara

increase-sales-pie-chart

Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se shitjet e faturuara nga bizneset u rritën me 3.7% gjatë tremujorit të parë të vitit 2016. Sipas INSTAT, sektori i shërbimeve ka ecurinë më të mirë në këtë drejtim me 4.2% të shitjeve totale.

Shifrat tregojnë se shitjet e faturuara nga bizneset e hotelerisë u rritën me 24.7%, duke u renditur të parat në grupin e shërbimeve. Në vendin e dyte me ecurinë më të mirë janë bizneset e informacionit dhe komunikacionit, të cilat raportojnë një rritje të shitjeve me 17.1%.

Po ashtu edhe sektori i industrisë raporton rritje me 2.3% të faturimeve, pas katër tremujorëve të kaluar në rënie. Këto shifra mund të cilësohen si një shenjë e mirë për ecurinë e ekonomisë shqiptare.

Pin It