Miratohet ligji i të drejtave të autorit, hyn në fuqi në shtator

auto_foto-kryesor1414396872

Projektligji i të drejtave të autorit është publikuar së fundmi në Fletoren Zyrtare. Ky ligj synon mbrojtjen e të drejtave të autorëve në fusha në ndryshme, për të cilët nuk ekzistonin korniza të mirë-caktuara. Sipas vendimit që hyn në fuqi në shtator të këtij viti, janë përcaktuar masat administrative për moszbatimin e të drejtave të autorit, të cilat nisin nga 20 mijë lekë deri në 200 mijë lekë për kundërvajtjet e ndryshme.

Kështu gjobë vendoset një subjekt nuk arrin të sigurojë personat që janë të autorizuar, nuk arrin të tregojë zbatimin e masave teknologjike në një kopje të veprës së autorit. Përvec gjobave për subjektet juridike pjesë e ndëshkimit të ligjit janë edhe personat drejtues dhe subjektet fizikë. Kështu Personi përgjegjës i personit juridik ose administratori dënohet për kundërvajtjet e përmendura në nenet e ligjit me gjobë nnga 10 në 100 mijë lekë.

Po me të njëtën masë gjobe penalizohen edhe personat fizikë. Ndërkohë personi fizik, punonjës i çdo kategorie ose çdo person tjetër i vetëpunësuar, dënohet, përkatësisht, për kundërvajtjet e këtij neni, me gjobë në shumën prej 50 deri në 200 mijë lekësh kur kundërvajtja është kryer gjatë aktiviteteve të tij.

Pin It