TAP, projektit i bashkohen dhe 19 kompani gjermane

tap

Ekspertët e kompanive të ndryshme, anëtare të grupit gjerman EMS-Fehn-Group kanë nisur tashmë të punojnë pranë projektit të gazsjellësit Trans Adriatic.

Grupi është i përbërë nga 19 kompani me seli në shtete të ndryshme që kanë të bëjnë me logjistikën, transportin e specializuar të jahteve, të menaxhimit të anijeve, të magazinimit, ngarkim/shkarkimit etj.

Gjatë këtij procesi 130,000 ton tuba do të transportohen nga porti i Brake (Gjermani) për në Portin e Durrësit ( Shqipëri) për t’u depozituar më pas në një vend tjetër magazinimi. Sipas të dhënave parashikohet që të realizohen 13 ngarkesa anijesh për në qytetin e Durrësit.

Në fund të këtij muaji në Athinë do të mbahet edhe takimi ndërministror midis Azerbajxhanit dhe Greqisë ku do të diskutohet edhe zgjerimi i bashkëpunimit mes dy vendeve. TAP do të investojë rreth 2.3 miliardë euro në Greqi. Ndërkaq Greqia ka bërë edhe rezervimin e një miliard metërkub gaz nga sasia e parë që do të nis të transportohet në vitin 2019 nga fusha e Shah deniz 2 në Azerbajxhan për në Europë.

Qeveria shqiptare pak ditë më parë ngriti pretendimin e rishikimit të marrëveshjes së rinegociuar për të pasur trajtim të barabartë. Ende nuk dihet se cili ka qenë konteksti i kësaj deklarate megjithatë, sipas drejtuesve të projektit në vendtin tonë kjo më shumë ka të bëjë me ndikimin ekonomiko-social.

Pin It