Napoli vazhdon të jetë lider (VIDEO)

gonzalo-higuain-650x358

Juventusi ka qenë vetëm përkohësisht lider i Serie A, pasi Napoli nuk e ka ndërmend të ndalet dhe pas fitores prej 5:1 ndaj Empolit, ka rimarr sërish kreun e tabelës.

Skuadra e Maurizio Sarri e nisi shumë keq ndeshjen duke e parë vetën në disavantazh pas minutës së 28’të kur mysafirët shënuan përmes Leandro Daniel Paredes.

Kjo duket se i irritoi shumë vendasit që u rikthyen furishëm duke shënuar pesë gola deri në fund të ndeshjes.

Gonzalo Higuain, Lorenzo Insigne, autogol nga Michele Camporese dhe dy gola tjerë nga Jose Maria Callejon, ishin lojtarët që u shënuan në listën e realizatorëve për Napolin, në ndeshjen që përfundoi 5:1.

Pas kësaj fitoreje, Napoli ka grumbulluar 50 pikë, dy më shumë se Juventusi që ka 48 pikë.

https://www.youtube.com/watch?v=oRSdsYgb_3o

Pin It