7 detaje që nuk i dini për sytë tuaj

 

largea_occhi-pieni-di-speranza1436765466

Shqisat që njeriu zotëron janë një mirësi pa të cilat jeta do të vështirësohej . Të gjitha shqisat janë shumë të rëndësishme, por ajo e të parit, është pa dyshim më e rëndësishmja. Do t’ju sjellim disa fakte që mbase nuk i dini mbi sytë.

 1.Syte prodhojnë uje kur ato janë të tharë

Ndoshta do të duket pak e çuditeshme, por është një fakt i pamohueshëm për sytë tanë. Loti është një miksturë me permbajtje uji, mucus dhe yndyrë. Nëse këto tre përbërës nuk janë në sasinë e nevojshme, atëherë syri do të thahej. Në këtë rast, truri reagon duke aktivizuar sistemet përkatëse që të prodhojnë një sasi extra uji për “vaditjen” e syrit.

 2.Syri juaj është në gjendje të shmang të ashtuquajturat pika të verbëra

Glaukoma, por edhe disa gjendje të pergjithshme të organizmit, mund të provokojnë krijimin e pikave të verbëra në syrin tuaj.Truri dhe syri kanë aftësine që të “shmangin”këtë anomali.

3.Ne shohim me tru dhe jo me sy

Nëpermjet syve ne marrrim të gjithë informacionin te cilin me anën e nervit optik e percjellim në tru, dhe pikërisht tek zona visuale e korteksit behet analizimi i tij dhe “formesimi”i objektit. Kjo gjithsesi nuk e zbeh aspak rëndësinë e jashtëzakonshme të syve.

4.Një test i syrit mund të shërbeje edhe për dianostkimin e diabetit

Veçanërisht për njerëzit që vuajnë nga tipi 2 i diabetit , pasqyra e syve shërben edhe si diagnozë e saj. Kapilarë të gjakosur në pjesën e bishtit të syrit, janë një “ftesë” për vizitë të specializuar mjekësore.

5.Sa më i vjeter në moshe aq më shume katarakte ke në sy

Krijimi i katarakteve në sy është një fenomen i natyrshëm dhe gati i paevitueshëm, i ngjashëm me fenomenin e thinjes së flokëve

6.Qepallat kryejnë 15.000 levizje në ditë

Lëvizja e qepallave është gjysëm e vullnetshme, ndaj ne e bëjmë automatikisht, por ekziston mundësia që të ndryshojmë deri në një farë mase frekuencën e lëvizjes. Lëvizja e qepallave është një funksion shumë i rëndësishëm pasi, lënda që ajo shpërndan përmban oksigjen por edhe lënde baktericide që janë të nevojshme për të ruajtur maksimalisht funksionet e syrit.

7.Lentet që ndodhen në syrin e njeriut, janë më shpejt të fokusueshme se çdo lente tjetër e kamere

Menjëherë pas pupiles ndodhen lentet natyrale, funksioni i të cilave është të fokusohen pikërisht mbi objektin që jeni duke parë. Në varesi të distances, fokusimi i tyre ndryshon në mënyre të pavetëdijshme dhe me një shpejtësi e cila është e pakrahasueshme me çfarëdo lloj lenteje tjetër artificiale.

 

 

Pin It