Njihuni me disa fakte interesante për syrin

Syri është njëri prej organeve më të rëndësishme në trupin tuaj dhe është përgjegjës për rreth 85 % të informacioneve që njeriu i merr.

Brenda një minute, një person i përpëlit sytë 12 herë. Një mbyllje e syrit bëhet brenda 1 të 10-tën e sekondës, prandaj njerëzit shpenzojnë shumë kohë duke mbyllur sytë e tyre, më shumë sesa e mendojnë.

Sytë kanë pika të verbra
Çdo sy njerëzor ka vrima që quhen ‘pika të verbra’. Këto vrima krijohen për shkak të komunikimit në mes të retinës dhe nervit optik edhe pse efektet e këtyre pikave të verbra në sy janë mezi të dukshme për shkak se të dy sytë punojnë bashkërisht për të kompensuar atë pikë të verbër me pikën tjetër të verbër.

Rreth 39 milionë njerëz në botë kanë shikim të dëmtuar
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka vlerësuar se rreth 39 milionë njerëz në gjithë botën janë të verbër, ndërkaq më shumë se 239 milionë njerëz vuajnë nga dëmtimi vizual apo ndonjë dëmtim tjetër i syrit.

Sytë mund të shërohen shumë shpejt

Syri është njëri prej organeve që shërohet më së shpejti. Një gërvishtje në sy, nëse trajtohet si duhet mund të shërohet përfundimisht brenda 48 orëve.

Sytë nuk mund të prodhojnë lot derisa foshnja të jetë 2 ose 4 muajsh
A e keni vënë re se foshnjat sapo lindin qajnë por nuk nxjerrin lot? Kjo ndodhë për shkak se gjëndra që prodhon lotin nuk është ende e zhvilluar plotësisht. Kjo gjë ndodhë kur foshnja mbush dy apo katër muaj.

 

Pin It