OSHEE: Në 2018 shqiptarët do të konsumojnë më pak energji elektrike

Në dy vitet e ardhshme konsumi i energjisë elektrike pritet të ulet me 27%. Sipas Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike nevoja për energji nga klientët familjarë dhe jofamiljar ka rënë për disa arsye.

Ndër shkaqet e mundshme OSHEE liston uljen e popullsisë, ngrohjen e motit dhe liberalizimin e tregut. Ritmi i uljes së lindshmërisë, moti më i ngrohtë edhe gjatë dimrit, përfshirja e metodave alternative të energjisë janë faktorët që do të çojnë në rënie të konsumit të energjisë elektrike.

Sipas një analize të veçantë sasia e konsumuar e energjisë elektrike pritet të bjerë nga 6.3 milionë MW/h që është aktualisht, në 4.9 milionë MW/h në vitin 2018.

Pin It