Njihuni me Galaxy S7 Active

Galaxy S7 Active është versioni më i fortë i Samsung, Galaxy S7.   Telefoni ka të njëjtin ekran Quad HD 5.1-inç si S7. Është rezistent ndaj ujit deri në 5 këmbë thellësi për deri në 30 minuta.

Një tjetër përmirësim i Galaxy S7 Active është bateria, ai ka një bateri të madhe 4,000 mAh- më e madhe se 3,000 mAh e S7 dhe 3,600 mAh e S7 Edge.

Duke qenë një telefon Galaxy “Active”, ka një buton të dedikuar “Active” në anën e majtë të telefonit. Njësoj si S6 Active, ju mund ta programoni butoni për të lëshuar çdo aplikacion.

Të gjitha specifikat e tjera të telefonit dhe performanca janë identike me ato të S7 dhe S7 Edge. Telefoni vepron me Android 6.0.1 Marshmallow me TouchWiz UI të Samsung të fuqizuar nga një procesor Qualcomm Snapdragon 820 dhe 4 GB RAM. Ka një hapësirë 32 GB të zgjerueshme me kartë microSD deri në 200GB.

Përsa i përket kamerave, kamera e pasme është 12-megapixel dhe kamera e përparme 5-megapixel. S7 Active është eksluzivitet i AT&T dhe do të lëshohet më 10 Qershor.

 

Pin It