Pasaktësia e matësit elektrik, rregullorja e re për ankesat e abonentëve

Konsumatorët që dyshojnë për saktësinë e matësit elektrik mund të dorëzojnë një kërkesë pranë OSHEE-së ose institucioneve të tjera përgjegjëse. Sipas rregullores së re të Entit Rregullator të Energjisë abonentët duhet të plotësojnë një formular kërkese për verifikimin e aparatit matës.

Më pas OSHEE vendos për inspektimin dhe testimin e aparatit matës brenda 3 ditëve nga data e aplikimit dhe njofton klientin për orën dhe ditën e verifikimit. Nëse dallohet pasaktësia e aparatit matës, ai i nënshtrohet procesit të riparimit nga OSSH, subjekti i autorizuar për inspektimin e matësit elektrik.

Në rast parregullsish OSHEE do të vendosë për marrjen e masave të ndryshme, pagesën e sasisë së energjisë së pafaturuar ose dëmshpërblimin në rast mbifaturimi.

Klientët gjithashtu kanë të drejtë të apelojnë pranë ERE, nëse janë të pakënaqur me trajtimin e kërkesës.

Pin It