Samsung lançon Galaxy S8 dhe S8+

Samsung Electronics prezantoi Galaxy S8 dhe Galaxy S8+, telefonat inteligjentë që largojnë barrierat e smartphonëve tradicionalë me dizajnin e mrekullueshëm të hardware-it dhe varietet ofrimi shërbimesh të reja. Galaxy S8 dhe Galaxy S8+ ofron ekrane pa kufij, ekosistem shërbimesh të lidhura dhe një ndërfaqe inteligjente. Galaxy S8 dhe S8+ gjithashtu vijnë me karakteristikat themelore të Galaxy, rezistent ndaj ujit dhe pluhurit, Kartë MicroSD që suporton deri në 256GB, Ekrani “Always-on”, Aftësi për karikim të shpejtë dhe me wireless

Me lançimin e shërbimeve dhe aplikacioneve të shumta, si dhe me Ekran mahnitës pa Kufij për një eksperiencë të të shikuarit 3D, Galaxy S8 dhe Galaxy S8+ sjellin një nivel të ri të funksionalitetit dhe komoditetit, duke hapur një galaksi mundësish.

“Samsung Galaxy S8 dhe Galaxy S8+ përqafojnë një epokë të re të dizajnit të smartphonëve dhe shërbimeve të reja fantastike, duke hapur rrugë të reja për të përjetuar botën”, tha DJ Koh, Kreu i “Mobile Communications Business” pranë Samsung Electronics. “Galaxy S8 dhe Galaxy S8+ janë testamenti ynë për të rifituar besimin tuaj duke ripërcaktuar çfarë është e mundur në siguri dhe shënon një moment historik në trashëgiminë e smartphone-ëve Samsung.”

Shiko dhe përjeto më shumë

Ekrani pa Kufij dhe dizajn pa kornizë formojnë një sipërfaqe të lëmuar, pa butona apo kënde të ashpra. Rezultati është një eksperiencë e të parit me të vërtetë impresionuese pa shpërqëndrime dhe e bën multitasking më të lehtë.

Fondacioni Galaxy

Kamera Premium: Galaxy S8 dhe S8+ janë pajisur me kamera 8 MP F1.7 të zgjuar me autofokus të avancuar në pjesën e përparme dhe kamera 12MP F1.7 Dual Pixel në pjesën e pasme për foto më të mira kur drita është e ulët, zmadhim më të mirë dhe anti-blur për përpunime të zgjeruara të imazhit.

Përformancë e fuqishme: Për një performancë dhe lidhje të fuqishme, Galaxy S8 dhe S8+ përmban çipin e parë 10nm të industrisë, duke mundësuar shpejtësi të lartë dhe efikasitet. Ato gjithashtu ofrojnë gigabit LTE dhe gigabit Wi-Fi me mbështetje deri në 1 Gbps në mënyrë që përdoruesit të mund të shkarkojnë fotografi më shpejt, pavarësisht nga madhësia e file-it.

Argëtim të Fortë: Si pajisjet e para mobile në botë të çertifikuara nga UHD Alliance si MOBILE HDR PREMIUMTM, Galaxy S8 dhe S8+ iu lejojnë të shihni të njëjtat ngjyra dhe kontraste që prodhuesit e filmave përdorin në shfaqjet tuaja të preferuara. Përveç kësaj Galaxy S8 dhe S8+ ofrojnë një eksperiencë të një niveli më të lartë për lojëra me teknologji grafike superiore dhe të gjalla, ashtu si “Paketa e Lojërave”, duke shfaqur titujt më të kërkuar dhe tituj të mbështetur nga Vulkan API.

Standardet Globale në Sigurinë e Telefonave celularë: Galaxy S8 dhe S8+ janë ndërtuar mbi Samsung Knox, një platformë për mbrojtjen e sigurisë nga keqbërësit. Përveç kësaj, Galaxy S8 dhe S8+ do të ofrojnë një përzgjedhje të gjerë të teknologjive biometrike, duke përfshirë një skaner për gjurmët e gishtave, skaner të irisit dhe njohjen e fytyrës në mënyrë që përdoruesit të mund të zgjedhin një metodë autentifikimi të sigurtë biometrike, e cila funksionon më mirë për ta.

 

Pin It