Ndërkombëtarëve u soset durimi, reforma në drejtësi të miratohet brënda qershorit

14623849984516_DONALD LU_19_14
Duket së ndërkombëtarëve i është sosur durimi nga zvarritjet që politikanët po bëjnë për miratimin e reformës në drejtësi. Këtë gjë e ka treguar më së miri këtë të mërkurë deklarata e Ambasadorit Amerikan në Tiranë Donald Lu dhe ajo e Abasadores së Bashkimit Europian Romana Vlautin.
Në tryezën e posaçme të reformës në drejtësi ambasadori Donald Lu iu drejtua antarëve të komisionit që është marrë për hartimin e reformës në drejtësi në mënyrë të drejtë-përdrejtë. Ai u tha atyre se nëse nuk miratojnë reformën në drejtësi atëherë ata turpërojnë veten e tyre përpara atyre që i kanë zgjedhur, përpara Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe para Bashkimit Europian. Lu u la afat atyre se duhet të miratojnë reformën në drejtësi brenda muajt maj në komisjonin për të, dhe në parlament të miratohet brenda muajt qershor.
Ndërsa Vlautin ka folur në mënyrë më diplomatike. Ajo tha se kjo është një mundësi unike për shqipërinë. Nëse nuk e shfrytëzojnë këtë mundësia për rekomandimin për nisjen e bisedimeve do të zgjasë disa vite.

Pin It